Trump paralajmëron Europën: Ne i bllokuam luftëtarët e ISIS, tani merrini mbrapsht!

Trump paralajmëron Europën: Ne i bllokuam luftëtarët e ISIS,

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar vendet evropiane se nuk po ndihmojnë për riatdhesimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) të burgosur në Siri, "edhe pse kjo është bërë për përfitimin e tyre".

"Ne kemi 1,800 të burgosur të ISIS-it të marrë peng në betejat tona përfundimtare për shkatërrimin 100% të Kalifatit në Siri. Tani po merren vendime se çfarë të bëjmë me këta të burgosur të rrezikshëm " , shkruante shefi i Shtëpisë së Bardhë në Tëitter.

"Vendet evropiane nuk po ndihmojnë aspak, edhe pse kjo është bërë shumë për përfitimin e tyre. Ata po refuzojnë të marrin përsëri të burgosurit në vendet e tyre specifike. Kjo nuk është mirë!"

Administrata e Trump e shpalli kapitullimin e Shtetit Islamik muajin e kaluar dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara tani po përgatit tërheqjen e trupave amerikane prej andej.

Në shkurt, ai kërcënoi me lirimin e 800 të burgosurve të ISIS nëse vendet e BE-së si Britania, Franca dhe Gjermania refuzojnë ti marrin mbrapsh në vendet e tyre dhe ti nxjerrin para drejtësisë.

Trump madje vuri në dukje koston e Shteteve të Bashkuara për mbajtjen e të burgosurve të ISIS në paraburgim.

Guardian raportoi në fillim të këtij muaji se Uashingtoni është në bisedime me Bagdadin për të transferuar mijëra militantë të dyshuar të ISIS dhe familjet e tyre nga kampet e burgjeve siriane.

Iraku kërkon rreth 10 miliardë dollarë paraprakisht dhe 1 miliardë dollarë në vit për të trajtuar të burgosurit.

EMISIONET