Trump kundër emigrantëve: Texasi dërgon trupa për të ruajtur kufirin me Meksikën

Trump kundër emigrantëve: Texasi dërgon trupa për të

Teksasi i përgjigjet thirrjes së presidentit amerikan Donal Trump për dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare në kufirin jugor me Meksikën. Javën e ardhshme, pritet që t’i bashkohet thirrjes edhe Arizona. Deklarata e Trump për mbrojtjen me ushtarë të kufirit deri sa të ndërtohet muri vjen pas peligrinazhit të përvitshëm që organizohet për Pashkë nga organizata “Popuj pa Kufij”, e cila synon të sensibilizojë botën për vuatjet e popujve të Amerikës Qendrore.

Pas deklaratës se presidentit amerikan, Donald Trump, se do të përdorë ushtrinë për të ruajtur kufirin jugor me Meksikën, derisa të ndërtohet muri i premtuar kufitar, ka ardhur reagimi i shtetit të Teksasit.

Një zëdhënës i Gardës Kombëtare është shprehur se 250 trupa do të dërgohEn për të patrulluar zonën brenda 72 orëve.

Ndërkohë edhe Arizona ka planifikuar të vendosë rreth 150 trupa në javën e ardhshme, teksa pritet firma e guvenatorëve të Nju Meksikos dhe Kalifornisë për vendosjen e trupave në kufi me Meksikën.

Më herët, para vendimit për të dërguar 4000 trupa të Gardës Kombëtare për të siguruar kufirin, Trump kërcënoi Meksikën për të mos lejuar karvanin me refugjatë që është drejtuar për në SHBA.

Karvani është organizuar nga shoqata “Popuj pa kufij”dhe shënon një ngjarje të rëndësishme që organizohet për Pashkë, për të sensibilizuar botën për vuatjet e popujve të Amerikës Qendrore.

Trump tha se nese karvani lejohet të kalojë, kjo do të vërë në rrezik serioz marrëveshjen tregtare të Meksikës me SHBA-të, NAFTA.

Duke nënvizuar se deri më tani emigrantët e jashtëligjshëm hyjnë e dalin sipas qejfit në SHBA, kjo për shkak të ligjeve të dobëta të administratave të shkuara, Trump tha se kjo nuk do të lejohet më dhe se gjërat do të ndryshojnë.

EMISIONET