Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është krenar me Kosovën.

Kështu tha këshilltari i tij për siguri kombëtare Herbert McMaster. Ai shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën si shtet stabil, prosperues dhe demokratik.

Këto komente MCMaster i bëri në ceremoninë e shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Washington.

Në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës në Washington fjalë rasti patën edhe presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, raporton rtv21.

/Ora News.tv/