Trump: Kinezët kanë jetuar shumë mirë për një kohë të gjatë

Trump: Kinezët kanë jetuar shumë mirë për një

Presidenti i SHBA Donald Trump është shprehur se politikat e tij tarifore kanë dëmtuar ekonominë kineze dhe se ai ka akoma shumë më tepër për të bërë për vendin aziatik

Në një intervistë telefonike me Fox News, Trump tha se tarifat e SHBA për mallrat kineze kanë pasur një ndikim të madh dhe se kinezët kanë jetuar shumë mirë për një kohë të gjatë.

Presidenti Trumo filloi të imponojë tarifa për qindra miliardë dollarë importe kineze në janar 2018, me Pekinin që po hakmerret me tarifa ndaj mallrave të SHBA si përgjigje.

Zyrtarët e lartë të SHBA kanë përdorur retorikë agresive kundër Kinës në javët e fundit, duke e konsideruar si një kërcënim të madh ndaj interesave të SHBA.

Të mërkurën, drejtori i FBI Christopher Wray tha se Kina përfaqëson kërcënimin "më të gjerë, më të komplikuar dhe më afatgjatë" ndaj SHBA dhe se po zhvillon një fushatë masive të influencës mbi votuesit amerikanë përpara zgjedhjeve afatmesme të nëntorit.

EMISIONET