Trump i shpall "luftë tregtare" edhe Meksikës, tarifat hyjnë në fuqi nga 10 qershori

Trump i shpall "luftë tregtare" edhe Meksikës, tarifat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar tarifat për të gjitha mallrat që vijnë nga Meksika në një përpjekje për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

Përmes një postimi në twitter, Trump tha se duke filluar nga 10 qershori do të vendoset një tarifë prej 5% dhe do të ngrihet ngadalë "deri në zgjidhjen e problemit të emigracionit të paligjshëm".

Presidenti Trump ka deklaruar një emergjencë kombëtare për të trajtuar atë që ai pretendon se është një krizë në kufirin jugor të SHBA.

Agjentët e kufirit thonë se janë të zhytur plotësisht, por kritikët mendojnë se ata po keqpërdorin dhe keqtrajtojnë emigrantët.

Jesus Seade, diplomati më i lartë i Meksikës për Amerikën e Veriut, tha se tarifat do të ishin "katastrofike".

"Nëse kjo ndodh duhet të reagojmë me forcë," u tha ai gazetarëve.

Gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë gjithë kohës së tij në detyrë, Presidenti Trump ka kërkuar fonde për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Ai shpalli një emergjencë kombëtare në shkurt në një përpjekje për të devijuar fondet federale për një mur pengues, por një gjyqtar bllokoi përpjekjet e tij në maj.

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Presidenti do të përdorte Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave për të zbatuar tarifat e reja në Meksikë.

Njoftimi erdhi në të njëjtën ditë kur Shtëpia e Bardhë i tha Kongresit se kishte planifikuar të vazhdonte një marrëveshje të re tregtare me Meksikën dhe Kanadanë.

Çfarë njoftoi Trump?

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se tarifat do të rriteshin me 5% çdo muaj deri më 1 tetor, kur norma do të arrinte 25%.

"Tarifat do të qëndronin në atë nivel  derisa Meksika të ndalë ndjeshëm fluksin e paligjshëm të të huajve që vijnë përmes territorit të saj", tha ai.

"Për vite me radhë, Meksika nuk na ka trajtuar në mënyrë të drejtë - por ne tani po pretendojmë të drejtat tona si një komb sovran", thuhet në deklaratë.

Presidenti po ashtu shënjestronte kundërshtarët e tij demokratë, duke i akuzuar ata për një "heqje të plotë të detyrës" mbi sigurinë e kufirit.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët po merr masa ligjore për të ndalur përpjekjet e administratës Trump për të ndërtuar një mur të kufirit, duke thënë se kjo do të ishte një humbje fondesh dhe nuk do të ndalonte emigracionin e paligjshëm.

Kritikët thonë se agjentët e kufirit po marrin një qasje të rëndë nën administratën Trump për të kontrolluar migrimin në kufirin SHBA-Meksikë, duke treguar për vdekjen e gjashtë fëmijëve të emigruar në SHBA që nga shtatori.

EMISIONET