Presidenti i ShBA, Donald Trump ka rënë 222 vende nga Lista e Përvitshme të Forbes, ku shfaqen njerëzit më të pasur në botë pasi pasuria e tij prej 3.5 miliard dollarësh ra në 3.1 miliard dollarë.

Revista shpjegoi se kjo gjë ndodhi për shkak të një rënieje në vlerën e pronës së Nju Jorkut dhe të ardhurave në rënie për kurset e tij të golfit.

Në krye të listës është themeluesi dhe shefi i faqes gjigante online Amazon, Jeff Bezos.

Pasuria e Bezos ka arritur në 112 miliardë dollarë nga rreth 39.2 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Ngritja e pasurisë në mënyrë kaq të shpejtë ka thyer të gjitha rekordet.

Rritja e tij lë prapa edhe themeluesin e Microsoft Bill Gates, pasuria e të cilit është 90 miliardë dollarë këtë vit, i ndjekur nga Hathaëay me 84 miliardë dollarë në vit.

Gates ka kryesuar listën për 18 herë nga 24 vitet e fundit.

/Ora News.tv/