Trump: Hetimi i Mueller për përfshirjen e Rusisë në zgjedhje dëmton SHBA

Trump: Hetimi i Mueller për përfshirjen e Rusisë në zgjedhje

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha hetimi i prokurorit special Robert Mueller për përfshirjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA 2016 nuk i bën mirë vendit.

"Duhet të mbarojë, sepse është shumë e keqe për vendin tonë", tha presidenti republikan.

"Mund ta kisha bërë sa herë të doja, por nuk e bëra ", tha ai kur u pyet nëse do ta shkarkonte Robert Mueller.

"Nuk ka sinergji" këmbënguli Trump. "Ata shpenzojnë shumë para. Por unë do ta lë atë".

"Tani mund ta përfundoj,  ritheksoi Trump duke shtuar se nuk është i shqetësuarpër këtë hulumtim.

"Është një farsë, gjueti shtrigash" përfundoi ai.

EMISIONET