Trump firmos ligjin për buxhetin

Trump firmos ligjin për buxhetin

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të premten se ka nënshkruar projekt-ligjin e Kongresit që parashikon 1.3 trilonë dollarë shpenzime duke financuar qeverinë deri në 30 shtator dhe duke shmangur një orë mbyllje të qeverisë, raporton Zëri i Amerikës.

Nënshkrimi erdhi disa orë pasi zoti Trump kishte kërcënuar të vendoste veton ndaj projekt-ligjit duke fajësuar demokratët. Në një mesazh në twiter më herët gjatë ditës presidenti shkruante se projekt-ligji nuk ofronte mbrojtje për imigrantët e rinj pa dokumente të cilët kanë mbërritur në SHBA kur kanë qenë fëmijë dhe se nuk financon plotësisht murin kufitar me Meksikën.

Ligji i ri i buxhetit parashikon rritje të mëdha të shpenzimeve ushtarake dhe atyre jo-ushatarake. Ai i jep fund përpjekjeve të gjata të Kongresit që nga vjeshta e kaluar për të financuar agjencitë federale dhe u lejon ligjvënësve të përqëndrohet në zgjedhjet e Kongresit që mbahen në muajin nëntor.

EMISIONET