Trump fajëson demokratët për valën e emigracionit të paligjshëm

Trump fajëson demokratët për valën e emigracionit të

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë ushtrinë për të mbyllur kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, nëse Meksika nuk ndal mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore që synojnë të hyjnë në SHBA. Çështja e emigracionit pritet të diskutohet në Mexico City gjatë takimit të Sekretarit amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, me Presidentin meksikan në largim, Pena Nieto.

Me vetëm pak javë deri në zgjedhjet për Kongresin, Presidenti Trump u tha mbështetësve gjatë një tubimi në Montana se fajin e kanë demokratët për valën e emigracionit të paligjshëm.

Ai u duk madje se bëri një lidhje mes politikës dhe kohës së organizimit të karvanit të emigrantëve.

“E dëshironin këtë karvan dhe ka njerëz që thonë se nuk u krijua vetiu. Nuk u shfaq thjesht; ka shumë arsye për këtë karvan... me 4 mijë veta. Megjithatë, dua të falenderoj qeverinë meksikane, e cila shpresoj që do t’i ndalë përpara se të mbërrijnë”, tha Presidenti Trump.

Meksika dërgoi dje qindra policë shtesë në kufirin e saj me Guatemalën. Presidenti Trump pretendon se ka kriminelë mes gati 3 mijë hondurasve që udhëtojnë përmes Guatemalas, drejt Meksikës dhe rrjedhimisht drejt Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump kërcënon të ndërpresë ndihmat për Hondurasin, nëse nuk ndalen emigrantët.

Shumë prej njerëzve që po përpiqen të arrijnë Shtetet e Bashkuara, po u largohen kërcënimeve të përditshme në jetët e tyre dhe influencës së bandave tek fëmijët e tyre./VOA/

EMISIONET