Trump e pranon: "Pagesat për 'heshtjen' i bëra unë"

Presidenti i SHBA Donald Trump ka mohuar përdorimin e financave të fushatës zgjedhore për të bërë pagesa për dy gra që thonë se ka marrëdhënie me ta.

Kjo vjen pasi ish-avokati i tij, Michael Cohen, u deklarua fajtor për shkelje të ligjeve gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 lidhur me trajtimin e parave të tij.

Në një intervistë televizive me Fox & Friends, Trump tha se pagesat erdhën prej tij personalisht, por nuk ishin para fushate.

Më parë ai akuzoi Cohen se sajon histori për të marrë një dënim më të lehtë.

Në një fragment nga intervista Fox & Friends, e cila do të transmetohet plotësisht të enjten, Trump u përgjigj në pyetjet rreth 'pagesave për të heshtur' duke këmbëngulur se ato nuk ishin "një shkelje e fushatës".

"Ato erdhën prej meje, dhe unë shkrova në tuiter për këtë, por ato nuk dolën nga fushata," thotë ai, duke shtuar se ai vetëm ka kuptuar për pagesat "më vonë".

Komentet e tij janë në kundërshtim me një deklaratë të bërë më parë nga Cohen nën betim në të cilën ai tha se presidenti e kishte udhëzuar atë të bënte pagesat.

EMISIONET