Trump dhe Kim Jong-un do zhvillojnë takimin e dytë në shkurt

Trump dhe Kim Jong-un do zhvillojnë takimin e dytë në shkurt

Presidenti Trump do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në fund të shkurtit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Dy udhëheqësit do takohen për rinovimin e një dialogu të nivelit të lartë diplomatik që ka lehtësuar marrëdhëniet mes dy shteteve, por që nuk ka treguar përparim në eliminimin e arsenalit bërthamor.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se data dhe vendndodhja e takimit do të shpalleshin më vonë.

Lajmi për një takim të dytë erdhi pasi presidenti amerikan u takua në Shtëpinë e Bardhë për 90 minuta me një të dërguar të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol, i cili udhëtoi në Washington për të diskutuar rreth denuklearizimit.

Trump mbajti takimin e partë historik me Kim Jong Un në korrik të vitit të kaluar në Singapor.

Nuk janë dhënë detaje sesi do realizohet  denuklearizimi i shtetit komunist.


EMISIONET