Ndërsa shprehur bindjen e thellë për një vit me prosperitet në sektorin e ekonomisë Presidentit amerikan, Donald Trump, ka uruar qytetarët për 2018-ën. Lideri i Uashingtonit e kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një ballo të organizuar në resortin Mar-a-Lago të Floridas.

I shoqëruar në hyrje nga zonja e parë Melania dhe djali i tij, Barron, Trump tha përpara gazetarëve se shkurtimet e taksave do të rikthejnë kompanitë amerikane në Shtetet e Bashkuara dhe kjo do të përkthehet në rritje ekonomike.

"Gëzuar vitin e ri të gjithëve. Mendoj se duhet të futeni brenda dhe të shkrepni disa fotografi pasi është vërtet bukur. Do të kemi një vit madhështor. 2018 do jetë fantastike. Jemi në nisje të projektit për shkurtimin e taksave dhe kjo do të sjellë një rritje të jashtëzakonshme. Bursa do të ngrihet dhe kompanitë do të kthehen në vendin tonë. Shumë shpejt do të kemi një rekord."

Trump u pyet edhe në vigjilje të vitit të ri për çështjen e Koresë së Veriut, ndërsa u përgjigja e tij ishte: Do të shohim si do të veprojmë. Në mbrëmjen gala ishin të pranishëm fëmijët e tjerë të Presidentit si dhe shumica e drejtuesve të administratës amerikane.  

/Ora News.tv/