Goditet rëndë imazhi i futbollit në Spanjë. Pas një operacioni të gjërë u arrestuan presidenti i Huesca, Agustin Lasaosa dhe ish-futbollisti i Realit të Madridit, Raul Bravo.

Realisht futbolli iberik është tronditur, ku pas kësaj ngjarjeje besohet se fshihen edhe lojtarë dhe individ të tjerë. Futbollistët dhe drejtuesit e lartë të futbollit spanjoll dyshohet se kanë bashkëpunuar dhe kanë fiksuar rezultatet e disa takimeve me organizata kriminale.

Sipas mediave spanjolle, fiksimet e rezultateve kanë ndodhur në dy sezonet e fundit të futbollit iberik. Gjatë operacionit janë arrestuar shumë ish-futbollistë dhe drejtues të lartë të futbollit spanjoll, duke krijuar një kaos të madh në futbollin Europian.

/Ora News.tv/