Trukimet e ndeshjeve, dy futbollistë të kombëtares spanjolle rrëzikojnë burgun

Trukimet e ndeshjeve, dy futbollistë të kombëtares spanjolle

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera dhe mesfushori i Atletiko Madrid, Gabi janë mes 36 futbollistëve të përfshirë në gjyqin që po zhvillohet në Spanjë në lidhje me trukimin e ndeshjeve në futbollin iberik. Mes futbollistëve është dhe Havi Aguirre, ish-trajneri i Levante në vitin 2011. Në fakt bëhet fjalë për ndeshjen e sezonit 2010-2011 teksa Levante-Zaragoza dyshohet si e trukuar.

Klubi nga Valencia asokohe e kishte siguruar qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa Zaragoza-s i duhej një fitore për të shpresuar tek mbijetesa dhe e siguroi këtë pasi arriti atë pas suksesit 2 me 1. Kjo "detyroi" Deportivo La Coruna që të rrëzohej në Segunda Divizion atë vit. Tashmë skuadra e Deportivo kërkon një dëmshpërblim të majmë nëse akuzat vërtetohen.

Në Spanjë ka zëra se klubi i Zaragozës ka paguar 1 milionë euro për blerjen e ndeshjes në fjalë. Nëse lojtarët shpallen fajtorë rrëzikojnë nga 6 muaj deri në 4 vite heqje lirie. Numri i të akuzuarve mund të shkoj nga 36 në 42.

Ndërkohë hetim për këtë ndeshje ka pasur dhe në vitin 2014 por u mbyll për t'u rihapur sërisht, teksa gjyqi pritet të nis në javët në vijim.

EMISIONET