Klubi i Kukësit është përfshirë në dëmtime masive dhe është kthyer në një spital nga numëri i të lënduarve. Këtë herë ishte radha e ish-yllit të kombëtares shqiptare. Valdet Rama që të përfundojë në infermieri.

31 vjeçari ka pësuar një dëmtim të rëndë në menisk, çka e ka detyruar mesfushorin sulmues të mbyll sezonin. Rama doli i dëmtuar nga fusha pas takimit me Tiranën, ku verilindorët fituan me shifrat e pastra 0-2.

Pas vizitave të specializuara, mjekët e klubit dolën në përfundimin se dëmtimi i mesfushorit është i rëndë dhe i duhet kohë për tu rikthyer në urdhërat e teknikut, Ernest Gjoka. Eksperienca e Ramës pritej t'i hynte shumë në punë skuadrës së drejtuar nga Gjoka, e cila aktualisht garon në dy fronet, kampionat dhe Kupa e Shqipërisë.

/Ora News.tv/