Pas Mattia Perin, një tjetër futbollist shton dhimbjet e kokës së trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri në prag të duelit të kthimit të çerekfinalet e UEFA Champions League ndaj Ajaxit.

Giorgio Chiellini, mbrojtësi me mjaft eksperiencë në prapavijën e bardhezinjve nuk ia ka dalur të rikuperohet nga lëndimi, duke humbur takimin e holandezët. Kapiteni i Juventusit u dëmtua në ndeshjen e 10 prillit në Amsterdam.

Gjithsesi, një rishikim i gjendjes së tij do të bëhet nesër në mëngjes,  por me siguri lojtari nuk do të jetë në dispozicion të Allegrit. Për duelin e nesërm në "Allianz Stadium" do të mungojë edhe Cuadrado (jashtë listës së Kampionëve) dhe Khedira e Douglas Costa, që vuajnë dëmtime të rënda.

/Ora News.tv/