Tronditet Juventusi, kampioni i botës braktis bardhezinjtë

Benedikt Howedes nuk do të jetë më pjesë e Juventusit pasi mbrojtësi gjerman ka gjetur gjuhën e përbashkët me rusët e Lokomotiv Moskës. Pavarësisht se mediat sportive nuk e kanë pikasur këtë tratativë, moskovitët duket se kanë lëvizur në fshehtësi të plotë.

Lajmi për mbërritjen e Howedes është konfirmuar nga rrjeti social "Twitter" ku i ka uruar mirëseardhje gjermanit.

Pas këtij lajmi, rriten akoma më shumë gjasat e një transferimi të mundshëm të Leonardo Bonuccit tek klubi bardhezi.


EMISIONET