Tronditëse, 50-vjeçari në Elbasan akuzohet për ngacmim seksual të resë dhe vajzës

Tronditëse, 50-vjeçari në Elbasan akuzohet për ngacmim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan. Policia ka arrestuar një 50 vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit dhe vajzën e tij të mitur.

Në pranga ka rënë F. Qosja, banues në fshatin Mjekës.

"Shtetasi i lartëpërmendur dyshohet se ka dhunuar dhe ngacmuar seksualisht nusen e djalit shtetasen F.Q, 22 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, si dhe vajzën e tij të mitur shtetasen E.Q., 14 vjeçe banuese në fshatin Mjekës" thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, "Dhuna në Familje" dhe "Vepra të turpshme" të parashikuar nga nenet 130/a dhe 108/a i Kodit Penal. 


EMISIONET