"Trondit" Rakitiç: E lë futbollin vetëm që Kroacia të fitojë

"Trondit" Rakitiç: E lë futbollin vetëm që

Sot në orën 17:00 luhet finalja e madhe e Kupës së Botës "Rusi 2018", mes Francës dhe Kroacisë. Ivan Rakitic është gati të sakrifikojë me kënaqësi karrierën e tij nëse Kroacia shpallet kampione bote sot.

“Unë do ta lija me kënaqësi futbollin të hënën nëse ky do të ishte çmimi që më duhet të paguaj për vendin tim që të fitojë Kroacia," u shpreh mesfushori.

Rakitic vlerëson lidhjen e veçantë që lojtarët kanë me trajnerin Daliç, i cili po bën krenar një vend me 4.5 milionë banorë.

"Vetëm shikoni se çfarë po ndodh gjatë muajit të fundit në vendin tonë: gëzim, bashkim, unitet, krenari. Ka një unitet në këtë skuadër të Daliçit. Mendoj se të gjithë ne e meritojmë këtë. Jo vetëm 23 lojtarët dhe stafi, por edhe populli ynë 4.5 milionësh në shtëpi. Nëse do të kishte një stadium me kaq vende, atëherë do të ishte i gjithi plot”, tha futbollisti i Barçës, i cili ka luajtur 70 ndeshje këtë sezon për klubin dhe kombëtaren.

 “Unë mendoj se 100 milionë njerëz do të bëjnë tifo për ne. Kam marrë mesazhe nga Argjentina, Spanja, Gjermania, nga të gjitha vendet e botës. Kemi mbërritur në çdo zemër”, shtoi më tej Rakitic.

EMISIONET