Triumfi në Rusi, ylli i Francës dhuron bonusin për bamirësi

Triumfi në Rusi, ylli i Francës dhuron bonusin për bamirësi

Kampion në fushë dhe jashtë saj. Blaise Matuidi ka treguar edhe njëherë vlerat e tij, pas asaj në fushën e blertë. Mesfushori i Juventusit u shpall kampion bote këtë verë me kombëtaren e Francës, duke triumfuar kështu në kompeticionin më të rëndësishëm në planet.

Por, ndryshe nga shumë futbollist që i shtuan arkave të kursimeve 330 000 dollarët e bonusit të akorduar nga Federata Franceze për këtë triumf, Matuidi ka zgjedhur një mënyrë mjaft speciale për t'i shpenzuar. Ai i ka dhuruar për bamirësi. Konfirmimi ka ardhur nga vetë mesfushori i "Gjelave".

"Ne të gjithë jemi të lirë të marrim këtë vendim, duke i dhuruar dhe duke i bërë publike. E pranoj se i kam dhuruar paratë për shoqatën time (Tremplins Blaise Matuidi). Kylian Mbappe ka absolutisht të drejtë kur thotë se fitojmë shumë të holla. Për ne nuk është shumë, por ajo që bëjmë është e madhe për ta. Gjëja më e rëndësishme është që ajo vjen nga zemra dhe ne e bëjmë atë sepse ne me të vërtetë kujdesemi. Kur shoh një fëmijë të buzëqeshur, ajo më mbush me lumturi".-tregon 31 vjeçari.

"Les Blues" përfitoi 38 milion dollarë nga fitimi i Kupës së Botës verën e kaluar, ndërkohë që secili prej 23 lojtarëve që përfaqësonin kombëtaren evropiane në Rusi morën një bonus prej 330,000 dollarë.

EMISIONET