Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Francën për triumfin në Kupën e Botës në futboll, Kroacinë që u radhit e dyta dhe këngëtaren shqiptare Era Istrefi, që performoi para zhvillimit të finales.

 “Urime për blutë e Francës! Një fitore fantastike! Urime për Kroacinë që jo vetëm se ëndërroi por edhe punoi shumë që ta arrinte ëndrrën. Urime edhe Era Istrefi për gëzimin që solle miliona tifozëve me performansën tënde! #WorldCupFinal2018“, shkroi Thaçi në Twitter.

Tri urimet, Thaçi i bëri përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, duke shkruar në tri gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht dhe gjuhë frënge.

/Ora News.tv/