Treshja sulmuese e Liverpool frikëson Guardiolën: Janë lojtarë fantastikë

Treshja sulmuese e Liverpool frikëson Guardiolën: Janë

Guardiola është i shqetësuar nga treshja e sulmit të Livepool-it: Salah, Mane dhe Firmino.

Manchester City dhe Liverpooli do të përballen të mërkurën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë zhvillohet në Anfield, kurse ajo e kthimit javën e ardhshme në “Etihad Stadium”.

I pyetur për formën e mrekullueshme të Mohamed Salah dhe nëse duhet të bëjë një plan veçanërisht për ta ndalë atë, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u përgjigj: “Duhet të mendoj një strategji posaçërisht për të.”

“Por, jo vetëm atë, po edhe Mane, Firmino . Që të tre janë pothuajse të pandalshëm. Janë lojtarë fantastikë”, shtoi Guardiola.

“Mënyra se si luan Liverpooli, është shumë e komplikuar për ne. Janë të shpejtë por është çerekfinale e Ligës së Kampionëve dhe nuk presim që në këtë fazë të ketë ndeshje të lehta”, theksoi mes tjerash ish trajneri i Barcelonës e Bayern Munich.

“Tridenti” i sulmit të Liverpool-it ka shënuar 75 gola dhe ka dhënë 30 asiste.

EMISIONET