Tregtia me rajonin, Kosova tarifa të larta në kufi, Greqia s'pranon mandarinat shqiptare

Pavarësisht mbledhjeve të përbashkëta midis qeverive, eksportet shqiptare me Maqedoninë dhe Kosovën përballen me një sërë problemesh.Kreu i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, deklaroi se biznesi shqiptar vijon të pagujë fatura të kripura në kufi me Kosovën. Ndërkohë që Agim Rrapaj ngriti si shqetësim eksportin e mandarinës në Greqi.

Eksportet shqiptare me vendet e rajonit vijojnë të përballen me një sërë problemesh me vendet e rajonit.

Kreu i Shoqatës së Eksportuesve deklaron se pavarësisht deklaratve për një pikë doganore, bizneset shqiptare paguajnë 210 euro tarifë në pikën doganore të Kosovës për një sasi malli 1000 euro.

Alban Zusi: Kur flasim për tregti të vogël dhe të mesme, flasim për një tregti me vlera 1000 euro, 2000 euro, 3000 euro dhe 210 euro kosto e transaksionit, kosto e kalimit të kufirit fillon dhe bëhet 10-20% e transaksionit. Nëse ne do të mendonim për zgjidhjen e saj dhe do ta hiqnim, zgjidhja e saj është shumë e thjeshtë, unë kam bindjen se mund të kemi dyfishim të tregtisë me Kosovën.

Por për agrobiznesin shqiptar tashmë problem mbetet sidomos eksporti i mandarinës, i cili është edhe prodhimi i sezonit.

Agim Rrapaj: Që ti japim një zgjidhje problemit sepse mandarinat dihet ku janë, janë në atë zonë atje dhe atje është dhe sasia më e madhe. Është kosto më e lirë.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë është gjetur zgjidhje për problemet e eksportuesve me Maqedoninë dhe për certifikatat fitosanitare me Kosovën.

Majlinda Hafizi: Riaktivizimi i grupit të përbashkët të punës mes Shqipërisë dhe Kosovës lidhur me masat sanitare dhe fitosanitare.

Pavarësisht problematikave me të cilat hasen bizneset shqiptare në pikat doganore, sipas të dhënave zyrtare konstatohet se ka pasur një rritje të tregtisë me vendet e rajonit me rreth 4.9%.

EMISIONET