Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përmirësojnë korridoret kryesore të transportit dhe do të zgjerojnë tregtinë si rezultat i mbështetjes nga Banka Botërore përmes një projekti të ri të njoftuar sot nga Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Bankës Botërore.

Ky njoftim u bë në Konferencën për një integrim më të gjerë të vendeve të Ballkanit, mbajtur në Sofje me pjesëmarrjen e liderëve kryesore të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga një kosto më e ulët e transportit dhe zgjerimi i tregtisë si rezultat i projektit prej 150 milion $ të Lehtësimit të tregtisë dhe transportit” tha Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Bankës Botërore

Sipas vlerësimit të Bankës, përfitimet prej këtij projekti pritet të jenë rreth 1 miliard $ në vit – një kontribut i rëndësishëm ky në kuadrin e përpjekjeve rajonale për të nxitur rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës dhe krijimin e mundësive për sa më shumë njerëz. 

/Ora News.tv/