Katër persona mbeten të plagosur në dy aksidente të ndodhura në Lezhë. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit të së martës në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Përplasja e dy automjeteve solli plagosjen e tre personave, drejtuesit e mjeteve dhe njëri nga pasagjerët që udhëtonte në to. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkohë aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 10:00 në superstradën Lezhë-Laç pranë kryqëzimit të Shënkollit. Një motor u përplas me një automjet e për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorrit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.

Në lidhje me aksidentin policia nisi hetimet dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.


Ai është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Ora News.tv/