Tre të arrestuar për vrasjen e 30 vjeçarit shqiptar në Londër

Tre të arrestuar për vrasjen e 30 vjeçarit shqiptar në

Tre burra janë akuzuar për vrasjen e një 30-vjeçari nga Catford, në juglindje të Londrës. 

Jozef Boci vdiq më 23 shkurt nga plagët që pësoi në Greenwich më 17 shkurt.

Në pranga kanë përfunduar  Oluwatimilehin Oniyitan, 20 vjeç, Ibrahim James, 21 vjeç, dhe Dominic Brown, 29 vjeç, të cilët do të paraqiten të hënën në Gjykatën e Magjistraturës së Bromley.  

Një i katërti, 21 vjeç, i arrestuar me dyshim për vrasje, është në paraburgim.

Policia beson se sulmi erdhi pas një zënke midis dy grupe njerëzish në një lokal pranë North Pole.

EMISIONET