Tre të arrestuar për trafik droge në Durrës

Tre të arrestuar për trafik droge në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona të akuzuar për trafik narkotikësh. 

Në një njoftim të shkurtër online tek faqja e Policisë së Shtetit, thuhet  se:“Në kuadër të një plan operacioni, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A.C, E.K, dhe M.A, për veprën penale trafikimi i narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.

Sipas policisë së Durrësit, çështja është ende nën hetim dhe për këtë arsye nuk jepen detaje më të hollësishme.

EMISIONET