Policia Kufitare në Tre Urat Përmet ka goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në një automjet me targa AA 864 TV u gjetën dhe u bllokuan 43 kilogram lëndë narkotike.

U arrestuan Raul  Bodlli, 20 vjeç, banues në Shijak,Klajdi Reka, 23 vjeç banues në Durrës.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat, Përmet, në dalje,  shërbimet e Policisë Kufitare  gjatë kontrollit në automjetin me targa AA 864 TV, në pronësi të shtetasit Raul Bodlli  gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 43 kilogramë e  409 gramë lëndë narkotike të dyshuar  Cannabis Sativa. "

Gjithashtu u bë sekuestrimi i mjetit me të cilin po bënin transportin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Trafikimi i narkotikëve"  e kryer në bashkëpunim.


/Ora News.tv/