Tre peshq për më shumë se 1 mijë euro, turistët ankohen në polici

Disa turistë japonezë shkuan për vizitë në Venedik të Italisë ku u përballën me një cmim prej 1.145 euro për një drekë ku u shërbyen tre peshq.

Të gjithë ishin studentë të Universitetit të Bolonjës, kështu që iu drejtuan policisë ku thanë se gjithçka porositën në restorantin 'Osteria Da Luca' ishin tre peshq të fërguar dhe midhje.

Dhe ata porositën vetëm ujë, as alkool, as pije të gazuara. Ende nuk dihet nëse e kanë paguar cmimin, ndërkohë që policia po merret me rastin për të dhënë detaje të reja.

Organizata e Të Drejtave të Konsumatorit po kujdeset për të drejtat e tyre, duke thënë se duhet të ishin të kujdesshëm me porositë dhe çmimet.

EMISIONET