Tre muaj pas ndarjes, aktori për Paris Hilton: Është dashuria e jetës sime

Tre muaj pas ndarjes, aktori për Paris Hilton: Është dashuria e

Në nëntor të vitit 2018, një çift hollivudian i dha fund fejesës. Paris Hilton njoftoi se lidhja me Chris Zylka ka marrë fund, por duket se aktori nuk po e heq dot nga mendja.

“Ai është ende i dashuruar me Paris dhe nuk do donte asgjë veçse të kthehej sërish me të. Ai i thotë miqve se ajo është dashuria e jetës së tij”, tha një burim pranë Chris për “DailyMail”.

Më 22 janar, Chris u fotografua pranë një vajze brune që dyshohej se ishte e dashura e tij e re. Aktori e ka mohuar këtë duke treguar se është e dashura e mikut të tij.

Ndërkohë Paris  është e lumtur dhe është fokusuar tek familja dhe karriera. Këngëtarja po punon shumë që të ketë sukses gjatë 2019 dhe duket se nuk e ka aspak mendjen tek ish- i fejuari.

EMISIONET