Tre drama të pabotuara në 85 vjetorin e Dritëro Agollit

Tre drama të pabotuara në 85 vjetorin e Dritëro Agollit

13 tetori shënon 85 vjetorin e lindjes së shkrimtarit shqiptarë Dritëro Agolli. Profesorë, akademikë , figura të politikës shqiptare por edhe lexues të thjeshtë u mblodhën së bashku në një konferencë jubilare në Akademinë e Shkencave ku u diskutuan vlerat universal të veprave të korifeut të penës shqiptare. Vetë Dritëroi përshëndeti përmes një videomesazhi

Dritero Agolli: "Falenderoj të gjithë pjesëmarrësit këtu, të gjithë ata që kanë për të folur, ju falenderoj nga zemra për këtë nder që më bëni"

Ky përvjetor hedh dritë mbi 3 dramat e pabotuara të shkrimtarit si “Fytyra e Dytë” “Mosha e Bardhë”dhe “Baladë për një grua” të cilat vijnë surprizë për lexuesit por edhe për vetë Dritëro Agollin, meritë për të cilat ka studiuesi Shaban Sinani

Shaban Sinani: "Për fat të keq këto drama duke mos qenë as pjesë e historisë së letërsisë se nuk kanë ekzistuar si tekst dhe as pjesë e historisë së teatrit pasi kanë qenë të ndaluara, kanë mbetur jashtë qarkullimit dhe është hera e parë që Akademia e Shkencave i vë në qarkullim. Shkrimtari është njoftuar për botimin ditët e fundit. Sot në mëngjes kur i uruam 85-vjetorin u shpreh se këto drama i mendoja të humbura"

Regjisori i njohur Ilia Tërpini ka preferuar dokumentarin për të përmbledhur jetën dhe veprën e Agollit që nga koha kur ishte student në Petërburg

Ilia Tërpini: " Ne për këtë film shkuam në San Petersburg, ku gjetëm gjithë ato pedagogë që na folën fjalë të mira për Dritëroin, dhe sa herë shkonte njeri në Rusi gjithnjë e pyesnin Ç'bëhet Dritëroi i madh. Është e pamundur që të bëhej ky film e mos tregohej që Dritëroi u martua me një grua ruse. Fatkeqësi e madhe që u prenë marrëdhëniet dhe u detyruar që Dritëroi të mbetej këtej, e gruaja me gjithë djalin të mbetej në krahun tjetër"

Po cfarë e bën kaq të vecantë shkrimtarin Agolli ?

Aleksander Zoto: "...ai humori, ajo ironia e tij, ajo distanca me të cilën i sheh gjërat....”

“Prit edhe pak” titullohet libri më i fundit që del në treg në këtë përvjetor, kopjen e parë të së cilit autori e ka marrë në dorë nga e bija Elona Agolli. Poezitë kanë qenë në dorëshkrim dhe botohen për herë të parë

Edhe Posta Shqiptare në 85 vjetorin e Dritëro Agollit ka emetuar pullën postare në nder të shkrimtarit të shquar

EMISIONET