Gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçarit, Arben Shaqiri, i cili u mbyt pasditen e së dielës (12 maj 2019) në lumin Bistrica në Sarandë.

Kanë qenë polumbarët të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi gjatë paradites së sotme.

"Sot rreth orës 10:15, pas tre ditë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të 55 vjeçarit A.Sh, në Lumin e Bistricës rreth 300 metra larg vendit të mbytjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale".

Dyshimet kryesore janë për një vetëflijim në kushte të rënduara psikologjike. Sipas djalit 15-vjeçar që e pa për herë të fundit, i ati ishte i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

55-vjeçari, Arben Shaqiri, kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu pas dënimit për dhunë në familje, ndërsa në vitin 2005, familjes i kanë abuzuar dhe vrarë një fëmijë.

/Ora News.tv/