Trazirat gjatë ndeshjes me CSKA Moskë, Lyon rrëzikon përjashtimin nga Kupat e Europës

Trazirat gjatë ndeshjes me CSKA Moskë, Lyon rrëzikon

Incidentet e shkaktuara gjatë ndeshjes së kthimit të fazës së 1/8-ave të Europa League mes Lyon dhe CSKA-së së Moskës mund ti kushtoj shtrejtë klubit francez.

Gjatë përplasjeve mbetën të plagosur disa agjentë të policisë, që u dërguan më pas në spital. Gjithçka ka ndodhur pasi Lyoni mbahej nën vëzhgim, pasi ishte dënuar me kusht nga konfederata europiane për akte të ngjashme që i kishin paraprirë ndeshjes së prillit të kaluar mes 7-herë kampionëve të Francës dhe Beshiktashit.

Për rastin e fundit, mbi të cilin do të merret një vendim që do të bëhet publik deri në datën 31 maj, procedohet edhe për sjellje raciste të tifozërisë së Lyonit, ndërsa burime brenda UEFA-s bënë të ditur se ekziston rreziku konkret që skuadra franceze të përjashtohet për një vit nga kompeticionet europiane.

EMISIONET