Transformimi seksi i Dua Lipës për 23 vjetorin
Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa festoi dje ditëlindjen e saj të 23-të. Kjo ditëlindje këngëtaren e njohur e ka gjetur në Ibiza ku po pushon së bashku me të dashurin Isac Carew, por edhe me familjen e saj.
Gjatë festës së çmendur deri në orët e para të mëngjesit, Dua ka zgjedhur të transformohet dhe ka ardhur nën shkëlqimin e xixave duke u shndërruar kështu në mbretëreshën e natës.
Së fundi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram që e shfaq mjaft joshëse dhe seksi me një fustan të tejdukshëm.
“23 deri më tani ishin shumë të mira. Gjithashtu, faleminderit për 17 milionë ndjekës”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.