Armando Sadiku i ka kushtuar plot 1.5 milionë euro arkave të Levantes.

Është ky lajmi që po qarkullon në mediat spanjolle dhe ato polake, me "Sport" që tregon se për të arritur tek bomberi kuqezi, drejtuesit e skuadrës valenciane kanë paguar 1.5 milionë euro.

Fillimisht u përfol se Legia e Warsawës e kishte lënë të lirë Sadikun që shifrën e 1 milionë eurove.

Ndërsa në rrjetin e specializuar për transferimin e lojtarëve "Transfermarks" thuhet se Levante ka paguar 1.35 milionë euro dhe sulmuesi do të marrë në Valencia një pagë prej 810 mijë euro.

Në verë, Armando Sadiku i kushtoj vetëm 675 mijë euro arkave të polakëve të Legia-s.

/Ora News.tv/