Trajneri izraelit optimist: Do provojmë shanset tona me Shqipërinë

Trajneri izraelit optimist: Do provojmë shanset tona me

Trajneri i Izraelit Andreas Herzog ka dalë përpara mediave dhe është shfaqur mjaft optimist për ndeshjen e ditës së nesërme.

Ai ka thënë se skuadra është përgatitur shumë mirë në këto dite dhe se pret që të marrin një rezultat pozitiv.

Më tej tekniku izraelit u shpreh se skuadra e tij ka ardhur në Shqipëri për të marrë një rezultat pozitiv dhe të provojnë të gjitha shanset.

“Normalisht që jam i emocionuar dhe mezi pres të fillojë ndeshja. Jam i lumtur që do të luajmë nesër. Mendoj se skuadra është gati dhe pres që nesër të shkojë çdo gjë mirë. Ne do të kemi sukses kur të mësojmë të luajmë bashkë të gjithë. Ne gjithmonë kemi pasur kualitet për t’i fituar ndeshjet, por duhet të zbatojmë siç duhet detyrat tona.”

“Liga e Kombeve është një mundësi shumë e madhe për të dyja kombëtaret. Shpresoj që të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që Shqipëria ka disa lojtarë të rinj dhe do të shikojmë se si do të shkojë.”

“Të dyja skuadrat janë të forta edhe pse të ndryshme nga njëra tjetra, pasi ne e dim që Shqipëria është e fortë. Herën e parë ne fituam këtu, por ju fituat atje. Ne do të kemi shanset tona për të fituar. Por edhe Skocia nga ana tjetër është një ekip shumë i fortë që do i hap punë të gjithëve. Por unë preferoj të flas për Skocinë pas ndeshjes me Shqipërinë.”

EMISIONET