Trajneri i njohur bën deklaratën tronditëse: Kam leuçemi por nuk largohem

Trajneri i njohur bën deklaratën tronditëse: Kam leuçemi

"Kam leuçemi por nuk largohem". Është kjo deklarata e bujshme e dhënë nga trajneri i Sevillas, Joaquín Caparrós, i cili pas fitores në fushën e Valladolidit dha njoftimin tronditës për botën e futbollit.

"Unë falënderoj kompaninë që më qëndron pranë.  I rrethuar nga presidenti Carmona dhe Drejtori Sportiv, Monchi nuk kam nevojë për trajtim. Kam një leuçemi kronike që nuk më pengon të ushtroj profesionin tim. E kapa në kohë, kështu që po bëj jetë normale dhe unë duhet të falënderoj të gjithë lojtarët ".

"Më pëlqen mundësia që Sevilla më dha- vazhdoi Caparros, duke shtuar se "sot po flet për këtë, çështje por nuk dëshiron që të flasi më për këtë. "Dua që të gjithë të jenë të qetë. Dhe dua t'u them njerëzve që më duan, se unë do të luftoj deri në fund"-përfundoi Caparros.

EMISIONET