Tragjedia në Florida, polici qëndroi jashtë kur vrasësi bëri kërdinë në shkollë

Tragjedia në Florida, polici qëndroi jashtë kur vrasësi

Oficeri i armatosur i policisë i cili qëndronte jashtë gjimnazit amerikan ku ndodhi masakra me 17 viktima, nuk ka ndërhyrë për të neutralizuar agresorin. 

Kamerat kanë zbuluar se polici që ishte punësuar për të ruajtur sigurinë në shkollën e mesme  kishte qëndruar jashtë ambienteve  dhe nuk kishte ndërhyrë brenda në shkollë për të vrarë autorin i cili ekzekutoi 17 persona

"Ndihem tmerrësisht keq. Ai nuk hyri asnjëherë brenda në shkollë" thotë sherifi Scott Israel në një prononcim për median

Çfarë bëri polici?

Sherifi Israel tha se Z.Peterson ishte në kampusin e shkollës, i armatosur dhe me uniformë kur nisën të shtënat.  Ai tha se filmimet tregojnë Z.Peterson që vinte drejt ndërtesës kur kishin nisur të shtënat, rreth 90 sekonda pas të shtënave të para dhe ka ndenjur jashtë rreth 4 minuta.

"Sulmi zgjati 6 minuta", shtoi sherifi Israel

"Polici duhet të hynte, të gjente vrasësin dhe ta vriste atë. Por ja që polici nuk ka dhënë një shpjegim pse ai nuk ka hyrë në ndërtesën ku ishte vrasësi"

 Mbetet e paqartë nëse polici përgjegjës do të përballet me penalizime.

Policët nëpër shkolla janë përgjegjës për sigurinë dhe parandalimin e krimeve nëpër shkolla, thotë qeveria amerikane. Ka 14.000 deri në 20.000 policë të tillë në Amerikë dhe Z.Peterson ka qenë në këtë pozicion që në 2009-n, raportojnë mediat lokale.

Shqetësime janë ngritur edhe për sistemin e survejimit të shkollës që transmetoi informacione jo të përditësuara tek autoritetet përkatëse si dhe për injorimin e paralajmërimeve rreth agresorit Nicolas Cruz. Disa ditë më parë, FBI pranoi se nuk kishte marrë në konsideratë sinjalizimet se i riu planifikonte të sulmonte shkollën. 

Deklarata thelloi përçarjen mes Byrosë Federale dhe presidentit Donald Trump. Kreu i shtetit akuzoi oficerët për dështim në mbrojtjen e qytetarëve, si pasojë e vëmendjes që FBI po i jep hetimit për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane. Pikërisht në kuadër të këtij investigimi, prokurori i posaçëm Robert Mueller ka ngritur akuza të reja ndaj dy ish-ndihmësve të presidentit Trump, Paul Manafort dhe Rick Gates. 

EMISIONET