Një 14 vjeçare u vetëvra duke u hedhur në shinat e trenit elektrik. Ngjarja u shënua pasditen e së enjtes në stacionin e trenit elektrik në  Moschato të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se e mitura kishte lënë një shënim ku shpjegonte arsyet e aktit të vetëvrasjes.

14-vjeçari  shprehej se jetonte në një botë të dominuar nga marrëdhëniet e sëmura. Ajo thuhet se prej 3 muajsh  kishte një lidhje me një 43 vjeçar të  martuar dhe me fëmijë, pronari i një dyqani ushqimor në zonën ku jetonte vajza.

Sipas autoriteteve, njerku e kishte rrahur vazhdimisht vajzën që kur kishte mësuar për këtë lidhje.

Çfarë ndodhi në stacion

Ishte e enjte pasdite, kur në stacionin e ISAP në Moschato, udhëtarët duke pritur trenin  panë vajzën 14-vjeçare të hidhej në binarë.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se vajza hyri normalisht në stacion me biletë në dorë dhe sjellja e saj nuk dëshmonte ndonjë problem. Pak para nisjes, vajza po shikonte  diçka në telefonin e saj celular.

Sipas informacioneve paraprake,  e mitura e pafat thuhet se i la një mesazh dikujt që e informoi  për qëllimin e saj.  

Të martën, njerku i vajzës kishte debatuar me 14 vjeçaren dhe 43-vjeçarin, duke e paralajmëruar këtë të fundit që ti qëndrojë larg.

Në shënimin e lënë nga vajza, përmendet fraza: "Unë nuk mund të jetoj pa ty".

Disa prindër madje raportuan se vajza e vogël po shkonte në shkollë dhe kishte disa shenja në fytyrë.

Në shënim vajza kishte shkruar gjithashtu se ishte dhunuar kohët e fundit nga njerku.

Historia përsëritet

43-vjeçari që kishte një lidhje prej tre muajsh me viktimën,  ishte akuzuar edhe në të kaluarën për një incident të ngjashëm me një vajzë të re me të cilën kishte një marrëdhënie të plotë.

Burimet e policisë kanë raportuar për zougla.gr se ata disponojnë mesazhe dhe materiale pornografike të 43-vjeçarit.

Po sipas tyre,  e dashura e tij e parë dhe vajza që ka kryer vetëvrasje janë shoqe të vajzës së tij.

43-vjeçari, i cili ka një dyqan në Moschato, u arrestua dhe ndaj tij ka nisur ndjekja penale për joshje dhe materiale pornografike me të mitur.



/Ora News.tv/