Trafikonin kokainë e kanabis, pranga katër grekëve dhe një shqiptari

Trafikonin kokainë e kanabis, pranga katër grekëve dhe një

Policia greke thotë se ka asgjësuar një tjetër grup kriminal të trafikut të drogës, me qendër në Selanik.

Policia ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe katër grekë, ndërsa është vërtetuar edhe aktiviteti i një greku tjetër që ishte kreu i grupit.

Arrestimet u kryen në Selanik dhe në Drama. Grupi akuzohet se gjatë gjashtë muajve të fundit importonte kokainë dhe kanabis dhe e magazinonte për ta trafikuar pastaj në qytete të ndryshme të Greqisë së veriut.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi 73,3 gramë kokainë, 61,6 granë kanabis, 2 peshore precizioni, telefona celularë, një shumë parash prej 2.920 euro, si dhe 21.000 lekë.

U sekuestruan gjithashtu dy automjete dhe një motoçikletë që përdoreshin gjatë trafikimit.

EMISIONET