Trafikonin 45 kg marijuanë, në pranga dy shqiptarë dhe një italian
Policia italiane ka arrestuar në flagrancë 3 persona, dy shqiptarë e një italian, me akuzën e trafikut të drogës të tipit marijuanë.
Të arrestuarit janë shqiptarët Viktor Dalipaj 42 vjeç, Arsen Hoxha 36 vjeç dhe italiani Giuseppe Russo 40 vjeç.
Në bordin e dy atomjeteve të tipit Mercedes Class A, ku udhëtonte italiani e BMË ku udhëtonin dy shqiptarët me një sistem stafetë po transportonin në territorin siçilian rreth 45 kg marijuanë.
Marijuana u gjet e konfeksionuar në 10 pako në një vend të fshehur në makinën e italianit Giuseppe Russo.
Të tre të arrestuarit me dy automjetet dhe sasinë e drogës do të udhëtonin me tragetin e linjës Villa San Giovanni-Messina.
Ata u ndaluan në autostradë para mbërritjes në port dhe aktualisht ndodhen në burgun e Katanias në pritje të procesit hetimor.
Viktor Dalipaj
Arsen Hoxha
Giuseppe Russo