Një bandë tregtarësh të drogës është çmontuar nga policia gjermane në rrethin e Sarstedt Gödringen, ndërsa droga e kapur kap vlerën e 400.000 eurove. Hetimet ndaj bandës kishin nisur në muajin prill nga prokurori i Hanoverit, ndërsa tre persona janë arrestuar, një shqiptar, një malazez dhe një serb.

Një burrë nga Mali i Zi, shofer 34 vjeçar me një traktor dhe një serb po 34 vjeç, drejtuesi i një kamionçine u arrestuan gjatë transferimit të drogës. Ishin qentë antidrogë, ata që zbuluan lëndën narkotike, nga pesha totale është 160 kg marihuanë. Një tjetër i dyshuar, një shqiptar 39 vjeçar u arrestua në një apartament në Sarstedt

Në kërkimet e mëvonshme të apartamenteve në Hanover dhe Hanover Empelde, policia gjeti edhe 20 kg marihuanë si dhe sende të tjera për përpunimin e drogës. Gjithashtu, u kapëm edhe 23 mijë euro para të gatshme dhe dy makina. Në total, janë kontrolluar gjashtë apartamente  

Vlera e shitjes së marihuanës së konfiskuar deri tani ka të ngjarë të jetë më shumë se 400,000 euro, shkruajnë mediat gjermane.

Personat e akuzuar importon kontrabandë të sasive të mëdha të marihuanës nga Shqipëria në Republikën Federale të Gjermanisë dhe të shitjes në të gjithë Gjermaninë.



/Ora News.tv/