Toyota Albania në Tiranë, salloni i ri i markës japoneze, pjesë e Sigal Businnes Center

Toyota Albania në Tiranë, salloni i ri i markës japoneze,

Toyota Albania u prezantua në showroom-in më të ri nga distributori Alto Shpk, pjesë e Sigal Business Center. Cilësi, risi në teknologji dhe modelet më të fundit mundësi për të zgjedhur. President i Toyotas, Avni Ponari, theksoi se përvoja dhe përkushtimi do të jenë në shërbim të klientëve.

Toyota Albania vjen më pranë klientëve në showroom-in më të ri nga Alto pjesë e Sigal Business Center.

Të gjithë përdoruesit e automjeteve tashmë kanë mundësi që të zgjedhin modelet më të mira të markës së njohur japoneze.

Cilësi, elegancë dhe risi në teknologji do të gjeni në sallonin e ri në kryeqytet që ndodhet në autostardën Tiranë-Durrës, km 5.

Presidenti i Toyota Albania, Avni Ponari, u shpreh se ky brend i ka të gjitha cilësitë për një bashkëpunim të suksesshëm.

Entuziast për këtë bashkëpunim u shpreh edhe drejtori i Toyota Balkans, ndërsa Ambasadori japonez në Tiranë mbështeti investime në nivele të tilla.

Vayios Dotsikas: “Toyota Balkans,distributor për rajonin, do të mbështesë vazhdimisht zhvillimin e markës Toyota në Shqipër.”

Makoto Ito: “Toyota është një markë me potencial të lartë, dhe kjo tregon sse bashkëpunimi në fushën e biznesit mes Shqipërisë dhe Japonisë ka një fyrmë pozitive”

Në showroom-in e ri Toyota Albania gjenden versionet e fundit të Toyotës, që nga Aygo, ato të teknologjisë Hybride deri tek unikja Hilux.

Klientët e Toyota-s për herë të parë në idustrinë e automjeteve në Shqipëri do të kenë mundësi të shikojnë nëpërmjet kamerave shërbimin që i kryhet mjetit të tyre.

EMISIONET