Kapiteni i Romës, Francesco Totti, mezi e pret sfidën ndaj Juventusit këtë fundjavë, duke e përshkruar atë si ndeshjen e dytë më të rëndësishme për klubin e tij. “Natyrisht se ka rivalitet me Bianconerët dhe kjo është normale. Tek e fundit, nuk është sikur çdo tjetër. Unë do ta vendosja atë në radhën e ndeshjes së dytë më të rëndësishme para derbit të kryeqytetit”. “Pa Del Pieron, Juve është më e dobët. Me rëndësi që unë jam këtu”, ka theksuar me shaka Totti para ndeshjes.

/Ora News.tv/