Tottenham nuk di të ndalet, duke shkatërruar me rezultatin e thellë 4 me 0 Evertonin.

Në "Wembley" gjithë 90 minutëshi u dominua nga të besuarit e Pochetino-s që arrijnë të marrin fitoren e 13 në këtë sezon pas 23 javësh kampionat, dhe duke vënë në presion Liverpool-in për një vend në Champions League vitin e ardhshëm.

Takimi u zhbllokua që në pjesën e parë nga koreano-veriori Heung-Min Son që shfrytëzoi një harkim të Aurier për të kaluar në avantazh "Gjelat". Fraksioni i dytë ishte e gjitha për Harry Kane, që e gjeti 2 herë rrugën e rrjetës.

Me këto dy gola sulmuesi anglez shkoi në kuotën e 98 realizimeve dhe ka lënë mbrapa legjendën e “Spurs”, Teddy Sheringham, i cili ka shënuar 97 gola me Tottenham.

Vulën e këtij takimi mendoi t'ia jepte Eriksen që shënoi golin e katërt të takimi dhe të fundit.

/Ora News.tv/