Topi i Artë 2018/ Ja gazetari shqiptar dhe votat e tij për çmimin prestigjoz

Topi i Artë 2018/ Ja gazetari shqiptar dhe votat e tij për

Luka Modriç ka fituar Topin e Artë 2018 pasi ka mbledhur më shumë pikë nga 176 gazetarët që morën pjesë në votim. Çmimi i cili jepet çdo vit nga prestigjozja franceze "France Football" zgjodhi një gazetar nga çdo shtet i botës për t'i dhënë vota pesë lojtarëve të tij më të mirë gjatë këtij viti kalendarik. Në bazë të renditjes së tyre, secili lojtar fitoi gjashtë, katër, tre, dy ose një pikë dhe sapo të gjithë u numëruan, mesfushori i Real Madridit doli në krye.

Këtu është lista e votimit të secilit vend, me emrin e gazetar i përzgjedhur për çdo vend dhe votimi i tyre. Në vendin tonë, e drejta për të votuar i ishte besuar gazetarit të mirënjohur sportiv, Besnik Dizdari.

Dizdari është një ndër themeluesit dhe presidenti i Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv, ndërsa shërben si anëtar i bordit drejtues të Komitetit Shqiptar në Radio-Televizionin Publik, të zgjedhur nga Parlamenti shqiptar që nga viti 2006. Sa i përket votimit për "Topin e Artë", Dizdari i dha pikët maksimale yllit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Fituesi i sapo kurorëzuar, Luka Modric mori vetëm 4 pikë nga Dizdari, ndërsa në preferencat e tij, ishin edhe futbollist si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

EMISIONET