Topi i Arte 2017, triumfon Cristiano Ronaldo

Topi i Arte 2017, triumfon Cristiano Ronaldo

Është Cristiano Ronaldo padroni i “Topit të Artë” 2017.

Në sondazhin e bërë nga “France Football” portugezi mori shumicën e votave të gazetarëve nga e gjithë bota, duke lënë pas yllin e Barcelonës Lionel Messi, ndërsa podiumin e plotëson lojtari më i shtrejtë Neymar Jr

Po kush është Cristiano Ronaldo?

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro ose thjeshtë Cristiano Ronaldo ka lindur me 5 shkurt 1985, në Madeiro, Portugali.

Karriera e tij nisi tek skuadra e Andorinha që në moshën 7 vjeçare, duke vazhduar më pas me skuadrën e Nacional dhe Sporting ku portugezi nisi shkëlqimin e tij, ku më pas u transferua tek skuadra e Manchester United (196 ndeshje- 84 gola) për tu trasferuar më pas për shifrën rekord të 94 milion euro te skuadra e Realit të Madridit, ku vazhdon të aktivizohet për momentin.

 Në sezonin 2016/2017 Cristiano Ronaldo ia doli të triumfojë në Uefa Champions League, Euro 2016, Uefa Super Club dhe shumë trofe të tjera individuale.


Topa të Artë të fituar në vitin 2008, 2013, 2014, 2016



EMISIONET