"Tonight Ilva Tare", Tafa: Akomodimi për turistët, i kufizuar

"Tonight Ilva Tare", Tafa: Akomodimi për turistët, i

Afërdita Tafa, eksperte e Turizmit pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit tha në Tonight Ilva Tare se akomodimi për turistët në qytetin e Beratit është i kufizuar.

Afërdita Tafa, eksperte e Turizmit pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit: Duhet të kemi parasysh që tek këto qytete siç është Berati sasia e shtretërve që ne kemi për t'i ofruar turistëve është e kufizuar. Kapaciteti jonë për të rritur këto numër shtretër është prap i kufizuar. Nëse ne këtë sasi shtretërsh që kemi do ja ofrojmë... cilës kategori të klientelës, ato që na paguajnë një akomodim të lirë dhe nuk kërkojnë një nivel shërbimi…

Ilva Tare: Po thua që të bëhemi pak më përzgjedhës, apo të rrisim cilësinë tonë dhe për rrjedhojë edhe përfitimin?

Afërdita Tafa, eksperte e Turizmit pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit: Në momentin që do të rrisim çmimin e akomodimit, pra nuk do kemi një çmim të lirë, por do kemi një çmim pak më mesatar, ose mesatar i lartë atëherë dhe shërbimin do ta ofrojmë më të mirë. Por duke ofruar këtë cmim, edhe ai vetë që ka njësinë akomoduese ka të ardhura më të larta dhe ka mundësi që dhe stafin ta trajnojë, sepse çdo gjë varet nga të ardhurat. Ne deri tani kemi pasur nevojë që të kishim turistë, aman ishim shumë të lumtur në momentin që vinin. Tani duhet të kuptojmë që me këtë rritje që kishte sivjet Berati po të vazhdojë kjo mundësi rritje nuk mund ti akomodojmë të gjithë, prandaj duhet të fillojmë të jemi pak selektivë. 

 

EMISIONET