Prapaskenat  e xhirimeve të Tom Cruise për rolin e tij në filmin 'Mission Impossible - Fallout', janë zbuluar. Paramount Pictures publikoi një video 2 minuta e 30 sekonda, të Cruise që realizon një hedhje të rrezikshme me parashutë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Është hera e parë që një aktor bën një hedhje kaq të rrezikshme për një rol në film.

Cruiese hidhet nga një aeroplan duke përdorur teknika ushtarake. Ai hidhet nga lartësia 7.62 km dhe mban një maskë oksigjeni në fytyrë.

Skena është filmuar nga një kameraman që mbante një arparat fotografik në kokë që u hodh vetëm pak më heret se Crusie për të shmangur përplasjen në ajër.

Për ti bërë gjërat akoma më të vështira, skena u filmua në perëndim të dielli, duke u dhënë kohë ekuipazhit vetëm 3 minuta çdo ditë për të realizuar kërcimin.

Në fund e gjithë skena zgjat vetëm disa sekonda në filmin e ri.




/Ora News.tv/