Toka gjithnjë e më e ndotur nga ndriçimi artificial LED

Toka gjithnjë e më e ndotur nga ndriçimi artificial LED

Toka është gjithnjë e më e ndotur nga drita artificiale, një fenomen i rënduar nga teknologjia e re e llambave me diodë elektroluminishente (LED), sipas një analize nga vëzhgimet e një sateliti duke konfirmuar një ndotje në rritje nga drita artificiale që prek shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve.

Studiuesit, punimet e të cilëve janë publikuar dje në revistën “Science Advances” kanë zbuluar se ndriçimi planetar është rritur si në cilësi ashtu dhe në intensitet, me rreth dy për qind në vit nga 2012 në 2016.

“Rritja e dritës artificiale ndodh në pothuajse gjithë globin, përfshirë dhe në rajonet më pak të ndriçuara se më parë ku luminishenca është më e lartë”, thekson Christopher Kyba një studiues i Qendrës GFZ për kërkimet gjeofizike në Potsdam në Gjermani, autori kryesor.

Ky studim është një nga të parët që analizon që nga hapësira efektet e tranzicionit aktual në botë drejt ndriçimit LED që shpenzon më shumë energji.

Rezultatet nxjerrin se kursimet e energjisë nga kjo teknologji e re janë më të ulëta nga sa pritej.

Duke parë që llambat LED prodhojnë të njëjtën sasi drite me më pak energji, ekspertët mendonin se shpenzimet, veçanërisht në qytetet në botë, të destinuara për ndriçimin publik do të uleshin.

Por studiuesit arritën në përfundimin se kursimet e energjisë të përfituara në sajë të teknologjisë LED janë investuar dukshëm për të istaluar akoma më shumë ndriçime të jashtme.

“Nga punimet e fundit, emetimet e dritës për banor ishin tre-katër herë më të larta në SHBA se në Gjermani. Kjo tregon se është e mundur ruajtja e të njëjtit nivel prosperiteti dhe sigurie me një përdorim më të paktë të dritës artificiale”, thekson Christopher Kyba.

”Por, fatkeqësisht, drita artificiale do të vazhdojë të rritet me pasoja fatale në mjedis dhe shëndet”, shtoi ai.

Ndriçimi natën mund të çrregullojë ritmin ditor, orën biologjike, gjë që rrit rrezikun e kancerit, diabetit dhe depresionit./ 

/ATA/

EMISIONET